Zëvendësimi i orëve duhet të vazhdojë patjetër, ka thënë për KTV-në, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Sipas tij, Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut, krejt tjetër qëndrim pati në mbledhjen e Komisionit për Arsim, e krejt diçka tjetër deklaroi para kamerave.
Bytyqi pohon se nuk po e tërheq vendimin për zëvendësimin e orëve, por ia ka dhënë mundësinë SBASHK-ut që të japë një propozim tjetër, pasi nuk po i pëlqen vendimi i MASHT-it, raporton KTV.
Këtë e ka përgënjeshtruar nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala.
Ajo tha se ministri vetë e tërhoqi vendimin dhe zëvendësim të orëve nuk do të ketë, derisa të iniciohet ndryshimi i koeficientit për mësimdhënësit e klasave 1 deri në 5.
Në anën tjetër, Bytyqi tha se nëse SBASHK-u jep qëndrim për zëvendësimin e orëve në fund të vitit, atëherë do të shtyhen edhe dy testet, ai për maturën dhe testi i arritshmërisë.
Në të kundërtën, nëse deklarohen për mosmbajtje të orëve, atëherë do të marrin përgjegjësinë për mospërfundim të plan-programit mësimor, së bashku me drejtoritë komunale të arsimit.
Nënkryetarja e Komisionit për Arsim, Teuta Haxhiu nga AAK-ja, tregon se u dha si propozim që orët e humbura të zëvendësohen në ditët e festave, por SBASHK-u nuk u pajtua.
Sipas saj, pakënaqësitë e mësimdhënësve klasorë, SBASHK-u i ka adresuar me vonesë, meqë këtë e ka bërë vetë kjo kategori e mësimdhënësve.
E, kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndryshimi në Ligjin për Pagat nuk mund të bëhet tani, meqë ky ligj nis së zbatuari në vjeshtën e këtij viti.
Ministria e Arsimit pati propozuar që të zëvendësohen të gjitha ditët e grevës, ndërsa zyrtarë të SBASHK-ut thonë se nuk do të kompensojë asnjë ditë më shumë se një javë, duke u thirrur në qëndrimin e mësimdhënësve.
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik