Mesfushori i Milanit, Franck Kessie raportohet të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Juves të shtunën ndërkohë që Gianluigi Donnarumma pritet të rikthehet pas dy javëve.
Kessie fillimisht pritej të mungonte në ndeshjen në udhëtim te Torino për shkak të një lëndimi në gju, por Sky Sports Italia pretendon se lojtari është stërvitur në seancën e sotme (e enjte) stërvitore me bashkëlojtarët e tij në Milan, transmeton portali arbresh.info.
Si rezultat i kësaj, Kessie pritet të jetë i përfshirë në skuadrën e “Rossonerëve” për ndeshjen kundër Juves.
Ndërkohë, Gazzetta dello Sport shkruan se ka mundësi që Donnarumma do të kthehet për një vizitë më 18 prill.
Megjithatë, portieri nuk do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme të skuadrës së tij në Serie A – kundër Juves dhe Lazios./arbresh.info/
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vje...
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo part...
Debat me tone të larta mes Xuxit dhe Sarës, shkak aktrimi
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...