Xhenxhefili është një bimë barishtore shumëvjeçare e vendeve të nxehta, me gjethe si heshta e me lule të verdha, rizomat e së cilës kanë një lloj vaji dhe përdoren të thara për t’u dhënë erë të mirë pijeve, gatesave etj.
Mund të lehtësojë dhimbjet
Xhenxhefili përmban substanca të njohura si xhinxherolë, që luftojnë inflamacionin dhe mund të lehtësojnë dhimbjet në trup. Nëse keni dhimbje të vazhdueshme, duhet të flisni patjetër me mjekun për të zbuluar shkakun.
Mund të ofrojë mbrojtje kundër kancerit
Edhe pse asnjë produkt nuk ka fuqinë të shmang kancerin (duke qenë se zhvillimi i tij varet nga shumë faktorë) xhenxhefili është i pasur në antioksidues që mund të mbrojnë trupin nga kanceri.
Parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës
Xhenxhefili është i pasur në antioksidues që mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira (si ndotja e ajrit, rrezet ultraviolet) që përshpejtojnë zbërthimin e kolagjenit dhe dëmtojnë lëkurën. Kolagjeni ndihmon me elasticitetin dhe butësinë e lëkurës.
Mund të ndihmojë me tretjen pas një vakti të bollshëm
Një filxhan me çaj xhenxhefili mund të lehtësojë tretjen, fryrjen e barkut dhe gazrat pas një vakti të bollshëm.
Mund të lehtësojë të përzierat
Xhenxhefili është kura më e mirë për të përzierat, si nga teprimi me alkoolin, udhëtimi të gjatë të makinë, ose të përzierat gjatë shtatzënisë.
Mund të ulë nivelet e kolesterolit të keq
Xhenxhefili mund të ulë nivelet e kolesterolit LDL, duke ulur kështu rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Gjatë një studimi, një grup pjesëmarrësish të cilët konsumuan 3 gramë xhenxhefil (gati gjysmë lugë çaji) 3 herë në ditë pësuan rënie të niveleve të triglicerideve dhe kolesterolit.
Mund të parandalojë sëmundjet e zemrës
Xhenxhefili mund të hollojë gjakun, duke parandaluar kështu formimin e mpiksjeve të gjakut, dhe ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Por, duhet të keni kujdes! Nëse po përdorni ilaçe për hollimin e gjakut, flisni me mjekun para se të përfshini xhenxhefilin në dietë.
Ndihmon në shërimin e lëkurës së irrituar
Vetitë antiinflamatore të xhenxhefilit mund të mbrojnë lëkurën nga ekspozimi në të ftohtë dhe lagështirë gjatë dimrit.
Mund të forcojë imunitetin
Xhinxherolët, të cilët luftojnë inflamacionin, kanë gjithashtu veti antimikrobiale dhe antifungale. Këto veti ndihmojnë për të luftuar infeksionet dhe forcimin e imunitetit.
Provoni këtë recetë:
Ujë të ngrohtë
Dy lugë gjelle xhenxhefil të copëtuar
Lëng limoni
Gjysmë luge gjelle mjaltë
Ose hidhni pak xhenxhefil te supa e pulës.
Mund të lehtësojë dhimbjet gjatë ciklit menstrual
Nëse përjetoni çdo muaj dhimbje të barkut për shkak të ciklit menstrual, mund të provoni një alternativë të ibuprofenit. Xhenxhefili është një nga format më të mira natyrale të ilaçit që mund të lehtësojë dhimbjet.
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...