Në 10 vite, shifra e fëmijëve me çrregullime të spektrik autik është rritur shumë shpejt, aq sa po shndërrohet në një krizë shëndetësore.
Rritja me shpejtësi e numrit të fëmijëve më këto çrregullime, nga viti në vit, e ka gjetur Shëndetësinë shqiptare të papërgatitur për të ofruar shërbime mbështetëse për rehabilitimin e tyre. Ekspertët thonë se është përmirësuar diagnostikimi, por kjo duhet të pasohet me ndërhyrje me terapi.
“Dikur flisnim për 1 në 150 fëmijë, ndërsa tani flasim për 1 në 59 fëmijë. Këtë vit kanë bërë edhe matje nëpërmjet pyetjes së drejtpërdrejtë të prindërve nëpër familjet shqiptare, e iu del se mund të jemi edhe në shifrat 1 me 40”, shprehet Ariel Çomo, drejtues shkencor i qendrave të autizmit.
Problemet e spektrit autik në Shqipëri zbulohen vetëm pas moshës 4-vjeçare, ndërkohë që mund të diagnostikohen që në moshën 2 vjeç. Ekspertët thonë se djemtë kanë 4 herë më shumë mundësi të diagnostikohen me autizëm, krahasuar me vajzat.
Por, ajo që është sfidë e qeverisë, përveç ngritjes së shërbimeve për këta fëmijë, është përfshirja e tyre në arsim.
“Fëmijët me autizëm e kanë vendin te sistemi i edukimit, në kopshte apo në shkolla. Dekada që vjen, me sa duket do të ketë një vëmendje të shtuar, me shumë gjasa do të avancojë te moshat adoleshente. Njerëzimi di pak sesi të merret në mënyrë shumë specifike me këto adoleshentë, apo rritjen e hershme, apo të rriturit”, tha më tej Ariel Çomo.
Autizmi nuk duhet parë si një sëmundje, por si një sfidë për të pranuar diferencat./tch
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha
Digjet një veturë në Skenderaj
Hyn në fuqi armëpushimi Izrael-Hezbollah në Liban
Lille-i i Zhegrovës sonte ballafaqohet me Bolognan