Google ADS

Dhjetë këshilla për fytyrë të bukur

13:30 | 4 Prill 2019
Arbresh.info

Fytyrë e përkryer: zbato këshillat tona, që mund të realizohen në kushtet e shtëpisë. Për të qenë e bukur natyralisht!

1. Kremin për fytyrë vendosni të paktën 15 minuta pas larjes së fytyrës, sepse shtresa e kremit në fytyrë të lagur e prish termorregullimin natyral.

2. Kur bëni piling në fytyrë, asnjëherë mos e kapni lëkurën rreth syve. Kjo do ta hollojë lëkurën e hollë.

3. Ajri i thatë në hapësirat e mbyllura dhe temperatura e ulët e ajrit jashtë nuk ndikojnë mirë në lëkurën tuaj. Prandaj, duhet të përdorni serume për fytyrë, që depërtojnë në shtresat më të thella për shkak sasisë së rritur. Në këtë mënyrë fytyra njëkohësisht ushqehet dhe hidratohet.

4. Në mëngjes, kur do të zgjoheni, mbushni qafën dhe fytyrën me akull. Kjo do ta freskojë lëkurën.

5. Nëse keni probleme me pjesën rreth syve, kemi këshillë për ju. Vendosni dy lugë të vogla të metalit dhe lërini pesë minuta. Pastaj, nxirrini dhe me kujdes vendosini deri te sytë. Pas disa sekondave do të dukeni të freskët.

6. Maska të përkryera për kujdes të fytyrës janë ato me bazë mjalti dhe vaj ulliri. Mund t’i përzini dy përbërje me sasi të njëjta ose t’i përdorni veç e veç – maskë vetëm prej mjalti ose vetëm prej vaj ullirit. Secilën prej kësaj maske vendoseni në fytyrë të pastruar, e lini të qëndrojë vetëm 15 minuta, dhe pastaj e shpërlani. Menjëherë ndjehet dallimi, apo jo?

7. Grave mbi 25 vjeç u nevojitet masazh i përditshëm i fytyrës. Pesë minuta në ditë me kujdes shtypeni fytyrën me majat e gishtave. Ajo do ta përmirësojë qarkullimin, dhe do të jetë parandalim i shkëlqyeshëm në krijimin e rrudhave.
8. Keni kujdes në përzgjedhjen e prodhimeve të kozmetikës. Zgjidhni ato që përmbajnë vitamina E. Ai është antioksidues i fortë që përshtatet çdo tipi të lëkurës dhe është i shkëlqyeshëm në luftën kundër plakjes.

9. Largimi i qimeve të vetullave me ndihmën e piskatores shkakton pickim të dhimbshëm. Për dhimbje më të vogël, praktikoni njërën nga këto këshilla. Lyeni vendin që duhet ta trajtoni me krem, lëreni të veprojë pak, pastaj e fshini tepricën që të mos ju rrëshqasë piskatorja. Opsioni i dytë është me akull dhe jeni të gatshme për të hequr qimet.

10. Të gjitha maskat për fytyrë veprojnë më intensivisht nëse para tyre i bëni fytyrës trajtim me avull. Nëse keni fytyrë të butë dhe të ndjeshme, mos bëni trajtim me çaj të vluar kamomili, por vini kompresa të nxehta./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme