Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala pa prezencën e medieve ka shqyrtuar CV-të e eksperteve që do të angazhohen për hetimin e këtyre çështjeve, raporton Ekonomia Online.
Pas mbledhjes deputeti Milaim Zeka, tha se nuk është marrë vendimi për emrat e ekspertëve, por vetëm janë shqyrtuar CV-të e tyre që sipas tij, janë të mira.
“Shpresojmë në seancën e ardhshme që Kuvendi do të na vazhdojë mandatin sepse unë si hartues i kësaj kërkese kam bërë gabim teknik kam shkruar 1 muaj në vend 6 muaj, do angazhojmë ekspert ligjor i kemi shqyrtu disa CV të mira, por nuk kemi marrë vendim për ekspertët”, tha Zeka.
Ai tha se periudha 6 mujore për të hetuar një skandal të tillë është shumë pak.“6 muaj për me hetuar një skandal është pak, por ne do punojmë me i marr disa gjëra primare, paralel me neve është duke u marr edhe prokuroria shpresoj të kemi bashkëpunim”, tha ai.
“Me ra Qeveria neve na mbetet në gjysmë, pas 6 muaj do dalim me një konkluzion, po luhet shumë me dokument kishe konfidenciale dhe ky turp më shumë u servohet gazetarëve”, shtoi Zeka.
Zeka tha se gazetarët po privohen nga e drejta për qasjen në dokumente zyrtarë që janë në interes të publikut dhe kur përdoret paraja publike.
“Nëse gazetarët nuk kanë të drejtë ligjore me bë kontroll te tillë ndaj çdo zyrtari që udhëton me para publike atëherë ne nuk mundemi me krijuar shtet”, tha ai.
Sipas tij, menaxhmenti i Telekomit po arsyetohet jo mirë dhe ai nuk ka të drejtë të sugjeroj komisionit se deri në cilën masë duhet hetuar
.“Letra e Istrefit nuk është pozitive dhe nuk ka të drejta ligjore e kapacitet intelektual me na tregu neve se deri në çmasë ne duhet hetuar postën”, tha ai
.Ai ka sqaruar se një drejtor nga ky institucion për një muaj ka shpenzuar 45 mijë euro vetëm në udhëtime, dreka e darka.
“Çdo dokument që kemi kërkuar duhet me na dhënë, ne kemi kërkuar çdo shpenzim për çdo anëtar të bordit e drejtor sepse janë bërë darka e dreka një drejtor për një muaj ka shpenzuar 45 mijë euro”, tregoi Zeka
.Ai tha se në gjykatën e arbitrazhit Telekomi nuk e ka shfrytëzuar zyrën e vetë ligjore por ka kërkuar nga të tjerët ku kanë shpenzuar 3-4 milionë euro dhe po të kishte përdorur zyrën e vet ligjore atë rast do ta fitonte Telekomi, për këtë Zeka ka kërkuar atë kontratë për hetim.
“Kam kërkuar një kontratë që në gjykatën e arbitrazhit me konfliktin me ZMobile si ka mundësi me pas zyrën ligjore brenda dhe i kam dhënë miqve të mi 3-4 milionë euro me më mbrojt në arbitrazh. Sikur zyra ligjore të mbronte Valën në arbitrazh do fitonin kundër ZMobile”, tha Zeka.
Ai në fund tha se çdo drejtor në PTK që nga pas lufta është drejtor politik i dërguar nga partitë politike./EO/
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...