Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar NATO-në më rastin e 70 vjetorit.
Përmes një postimi në facebook, Pacolli, ka shkruar se historia dhe e ardhmja e Kosovës është e lidhur më NATON.
Postimi i plotë:
Gëzuar 70 vjetorin e NATO-s!
NATO është një pjesë e pazëvendësueshme e historisë së Kosovës për lirinë nga tirania dhe rrugës drejt pavarësisë. Historia dhe e ardhmja e Kosovës janë të lidhura me NATO-n, ekzistenca jonë është e lidhur me NATO dhe mbrojtja e mënyrës sonë të jetesës është e lidhur me NATO-n. Kosova dhe NATO janë një. NATO mbetet jo vetëm një aleancë e forcës ushtarake, por një bashkësi e vlerave dhe parimeve. NATO është një punë e papërfunduar: Kosova duhet të jetë pjesë e saj. Kjo është aspirata e popullit tonë dhe e ardhmja e rajonit.
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...
Gërvalla niset për në Bruksel, do të paraqes situatën aktual...
U akuzua që nuk solli njohje të reja, Kurti: Nuk i kemi prem...
Maqedonci: Në asnjë moment, në asnjë rast, ushtarët e FSK-së...
Kurti – ambasadorëve: Radoiçiqi vazhdon të organizoj s...