Deputetët kanë votuar në shumicë për të detyruar kryeministren të kërkojë një zgjatje të procesit të Brexit, në një përpjekje për të shmangur ndonjë skenar pa marrëveshje.
Yvette Cooper nga Partia Laburiste ka udhëhequr masën, e cila u kalua në brenda ditës.
Projektligji do të ketë nevojë për miratimin e Lordëve që të bëhet ligj, ndërsa BE është ajo që vendos nëse do të japë një shtyrje afati.
Kjo vjen ndërkohë që bisedimet po vazhdojnë midis kryeministres britanike, Theresa May, dhe udhëheqësit të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, për t’i dhënë fund bllokimit të Brexit.
Diskutimet mes dy udhëheqësve të mërkurën u përshkruan si “konstruktive”, por u kritikuan nga deputetët në të dyja partitë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Leverkuseni me urim unik për ditëlindjen e Xhakës: Shpresojm...
Aksion i antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë ...
Serbët e veriut fillojnë të mblidhen për protestën në Zubin ...
Barcelona do të regjistrojë Olmon dhe Szczesnyn në La Liga p...
Kapen 340 kg duhan të kontrabanduar
Nëndetësja e re bërthamore kineze fundoset gjatë ndërtimit