Dita e mirë duket që në mëngjes… të paktën kështu besohet ! Por na është thënë që në moshë të herët që detyra e parë që duhet të bëjmë sapo dita zbardh, është rregullimi i krevatit.
Por duket se na kanë mësuar gabim!
Në vend që të rregulloni shtratin çdo mëngjes pasi zgjoheni, ajo që duhet të bëni është vetëm të çoheni nga krevati e të vazhdoni ditën tuaj …
Po krevati? Krevati duhet lënë pa rregulluar, pa u shtruar me mbulesa apo me batanije.
Shtresat me të cilat jeni mbuluar natën duhen lënë në fund të krevatit.
Lajmi i parë mbi këtë çështje bëri bujë të madhe para disa vitesh, kur një studim pohoi që pluhurat e mikroorganizmave, dhe bakteret lulëzojnë në një krevat i cili është i rregulluar me kujdes dhe i mbuluar.
Tema erdhi sërish në vëmendje të publikut nga hulumtuesit e Universitetit Kingston në Londër.
Të gjitha këto mikroorganizma kanë nevojë për një mjedis të ngrohtë, me lagështi për të mbijetuar, dhe nëse sapo çohemi nga shtrati, veprimi i parë që bëjmë është ta mbulojmë atë, kemi bërë një gabim të madh.
Kemi krijuar mjedisin ideal për lulëzimin e mikroorganizmave.
Në të kundërt, duke lejuar shtratin të ajroset ne kemi krijuar një ambjent me kushte aspak mikpritëse për këto baktere që janë përgjegjëse për alergjitë, problemet me frymëmarrjen dhe gjumin e parehatshëm./Supershendeti
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...