Dy vrasje që tronditën Kosovën nëpër kazino, detyruan institucionet të marrin masa për mbylljen e lojërave të fatit.
Kësisoj në Kuvendin e Kosovës u mor vendim që të shfuqizohet ligji paraprak për lojërat e fatit, dhe të hartohet një Ligj i ri në bazë të të cilit do të bëhej mbyllja e tyre për një periudhë gati 10 vjeçare, shkruan lajmi.net.
I njëjti u votua në dy lexime në Kuvend. Mirëpo, ATK-ja që është institucioni përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi të Qeverisë nuk po di si të veprojë aktualisht, kjo për shkakun se Administrata Tatimore e Kosovës nuk e ka marrë ende dokumentin zyrtar nga Qeveria e Kosovës.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë ATK-ja përmes një përgjigje për lajmi.net.
“Administrata Tatimore e Kosovës ende nuk ka marr dokumentin zyrtar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, momentin që do ta pranojmë ne do të veprojmë konform atij vendimi”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.
Lajmi.net e ka pyetur ATK-në edhe për lojërat online të basteve, dhe se a parashihet ndonjë plan për mbylljen e tyre, mirëpo nuk ka marrë ndonjë përgjigje në lidhje me këtë.
Ndërkohë nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për lajmi.net se sipas Ligjit të ri, parashihet edhe mbyllja e lojërave online.
Neglizhent në lidhje me këtë çështje u tregua edhe Kuvendi i Kosovës.
Këta të fundit nuk e kanë dërguar ende Ligjin e Ri për dekretim te presidenti. Kjo u konfirmua dje për lajmi.net nga zyra për informim e Presidencës.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj