Kërkesa e Ambasadës Britanike në Prishtinë që qytetarët e saj të mos udhëtojnë në veri të Kosovës për shkak të gjendjes së sigurisë në atë pjesë, ka nxitur reagime të shumta në Beograd.
Pas Milovan Drecun, sot ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, i cili u ka kërkuar qytetarëve serb që të mos udhëtojnë për në Britani të Madhe, për shkak të asaj që ai e ka quajtur ‘paqëndrueshmëri të madhe politike’, shkruan B92, trasnmeton Express.
“ Nëse qytetarët kanë destinacione të tjera, unë iu rekomandoj që të mos shkojnë atje, për të mos qenë në rrezik për shkak të protestave të përditshme”, ka thënë Dacic.
Sipas tij është është një gënjeshtër të thuhet se ka më shumë krim të organizuar nga serbët në veri të Mitrovicës.
“ S’ka dyshim që ka, por jo më shumë se në Prishtinë, duke filluar me tregtinë e organeve të njerëzve, krimet e luftës, mënyrën se si janë financuar mafia shqiptare, e njëjta e cila ekziston edhe në Britaninë e Madhe”, ka shtuar tutje Dacic.
Dje ka reaguar edhe Milovan Drecun, i cili ka thënë se duke shikuar vetëm pjesën veriore të Mitrovicës, është harruar krimi në pjesën jugore, për të cilin Drecun thotë se ka shndërruar atë pjesë në ‘Kolumbi të Evropës
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...