Operatori i Sistemit të Transmetimit të energjisë elektrike ka njoftuar këtë të enjte se disa zona të Tiranës do të përballen me kufizime të energjisë elektrike nga ora 8 e mëngjesit deri në 16 të pasdites, sot dhe nesër.
Kjo, për shkak të investimeve që OST po kryen me sistemin e matjes në nënstacionin e Kombinatit.
Zonat që do të mbeten pa energji janë ndarë gjithashtu sipas ditëve. Këtë të enjte, kufizime do të ketë në Qytetin Kombinat, Spital, Zjarrfikëse, subjektet private “Frewing”, “Eurotrade”, por edhe fshatrat Kasallë, Vishaj, Damjan, Prush dhe parafabrikatet.
Ndërkohë, të premten do të ketë kufizime në Kombinat, rrugën e Qelqit, parafabrikatet, fabrikën e duhanit, Vaqarr, Sharrë, si dhe në shkollën e edukimit./tch
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...