“Manchester Evening News” shkruan sot se Djajtë e Kuq synojnë të bëjnë të paktën tri transferime, por mund të mbështesin trajnerin, Ole Gunnar Solskjaer, edhe në sjelljen e lojtarëve të tjerë.
Raportohet se klubi anglez ka intensifikuar planet e tyre të transferimit pasi që norvegjezi u konfrimua si menaxher edhe për tre vjetët e ardhshëm.
Një mbrojtës, një sulmues dhe një mesfushor mund të rekrutohen për të përmirësuar formacionin e parë startues.
United ka ndryshuar strategjinë e tyre të transferimit për t’u përqendruar tek lojtarët më të rinj dhe kuptohet se në këtë rrafsh kanë përparësi lojtarët anglezë.
Ndryshe, United aktualisht zë pozitën e gjashtë në renditjen tabelore të Ligës Premier me 61 pikë. /Telegrafi
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?