Parashikimi i motit në Shqipëri

08:35 | 4 Prill 2019
Arbresh.info

Moti ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në orët e vona të mbrëmjes në veriperëndim e jugperëndim do të ketë shtim vranësirash, deri të dendura.

Në orët e vona të mbrëmjes parashikohet reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar dhe në formë shtrëngatash në zonën e Shkodrës dhe Vlorës.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 3-12 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare do të ketë erë intensive dhe me rrahje deri në 20-25 m/s, çka do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 5-6 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme