Interi dhe Milani në garë për Pedron

08:27 | 4 Prill 2019
Arbresh.info

Interi dhe Milani janë të vendosur të garojnë kokë më kokë për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Pedro Rodriguez, këtë verë.

31-vjeçari është duke hyrë në 15 muajt e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge dhe e ardhja e tij mbetet e pasqaruar.

Sipas mediumit britanik Express.co.uk, klubi londinez është i gatshëm të fitojë para nga shitja e spanjollit këtë verë.

Pedro ka shënuar 31 gola me londinezët që nga transferimi i tij prej 30 milionë eurosh nga Barcelona në verën e vitit 2015, por ka filluar vetëm 19 ndeshje në këtë sezon.

Dy klubet italiane, Interi dhe Milani janë të interesuara të garojnë në verë për të pasur shërbimet e tij.

Chelsea tashmë ka rënë dakord për blerjen e Christian Pulisic nga Borusia Dortmund këtë verë dhe thuhet se dëshirojnë të mbajnë edhe anglezin Callum Hudson-Odoi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme