Zv.presidenti i SHBA-së Mike Pence, ka kërcënuar Turqinë duke thënë se e ardhmja e saj në NATO nuk është e sigurt nëse vendosë të blej sistemin mbrojtës rus.
Ky reagim vjen pasi Turqia vendosi që të blejë sistemin mbrojtës rus S-400, raporton RT, transmeton Express.
“Turqia duhet të zgjedhë. A dëshiron që të qëndrojë partner me aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit, ose dëshiron që ta rrezikojë partneritetin duke bërë veprime që e kërcënojnë këtë aleancë (NATO)” shkroi Pence në Twitter.
Turqia po vazhdon të insistojë në blerjen e sistemit mbrojtës rus, edhe pse ka marrë paralajmërime nga SHBA-ja.
Turqia i ka porositur avionët luftarakë amerikanë F-35, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në pritje për t’i marrë. Por Pentagoni në një njoftim për shtyp bëri të qartë se Turqia nuk do ta marr asnjë avion luftarak amerikan nëse ata vendosin ta marrin sistemin mbrojtës rus.
Në një takim samit të NATO-s, ministri i mbrojtjes së Turqisë Mevlut Cavusoglu, tha se çështja e sistemit mbrojtës rus është “punë e kryer”.
Ministri i jashtëm turk tha se blerja e sistemit rus S-400, nuk është kërcënim për avionët ushtarakë F-35. Ndërsa amerikanët mendojnë se nëse Turqia e merr këtë sistem nga Rusia, kjo do t’i jepte kësaj të fundit mundësi për të mësuar se si t’i përgjojnë avionët F-35.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...