Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Joe Biden, duke u munduar të largojë presionin nën të cilën ndodhet pas akuzave të disa grave për kontakt fizik shumë të afërt, që i ka bërë ato të mos ndihen rehat, është shfaqur në një videomesazh të ri, të mërkurën, duke premtuar që do të jetë më i vëmendshëm dhe do respektojë hapësirën personale të njerëzve.
”Në karrierën time, unë gjithmonë jam munduar të krijoj kontakt me njerëz, kjo mendoj që është përgjegjësia ime. Unë iu shtrëngoj duart njerëzve, jap përqafime, i kapi burrat dhe gratë nga shpatullat dhe iu them që ata mund të bëjnë diçka”, tha ai në një video të publikuar në llogarinë e tij në Twitter.
”Normat shoqërore kanë filluar të ndryshojnë, dhe kufijtë e mbrojtjes së hapësirës personale kanë ndërruar plotësisht. Dhe unë e kuptoj, unë e kuptoj. Unë e dëgjoj se çfarë po thonë ata”, shtoi Biden.
Videoja është përpjekja e katërt e kampit të Bidenit për qetësimin e akuzave që vinë ndaj tij, pas pretendimeve që vinë nga gratë që thonë që nuk u ndjenë rehatshëm me mënyrën se si Biden, i cili është njohur përgjatë karrierës së tij politike për stilin e veçantë të politikëbërjes, u soll me to, transmeton observer.
Dhe ishte një shenjë se këshilltarët e zotit Biden ishin të vetëdijshëm se duhej të bënin më shumë sesa kishin bërë në pesë ditët që kur një ish-asambliste e Nevadas, Lucy Flores, botoi një ese në të cilën ajo e përshkroi z. Biden duke e prekur atë në mënyrë të papërshtatshme dhe duke e puthur atë në kokë në vitin 2014, kur ai ishte zëvendës i Barack Obamas.
Në videon në fjalë, ai nuk ka kërkuar falje direkt ndaj asnjë gruaje.
Joe Biden është duke menduar në mënyrë serioze të kandidojë për president të SHBA’së në zgjedhjet e 2020’s.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...