Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka vlerësuar se raporti i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor kur flet për të papunët në Kosovë nuk është i saktë.
Ai ka thënë se nuk është e vërtetë që kemi rritje të papunësisë për 17 mijë persona.
Ai ka folur të mërkurën në “Monitor” te RTK.
“Më shumë ndërmarrje të reja janë të regjistruar në vitin 2018 se sa në vitin 2017. Banka Botërore është dashur të sqaroj për këtë papunësi, cilat anketa dhe cilat statistika”, ka thënë ai.
Ai bëri me diej se do të ketë takime me zyrtarët të Bankës Botërore, ku do të kërkojë sqarime përse i kanë vënë në raport 17 mijë persona që kanë mbetur pa punë. Ai tha se rezultatet e anketave janë ndryshe në krahasim me komunat ku bëhen. “Ka dallime kur bëhet një anketë në Prishtinë dhe një në Skenderaj”, ka thënë ai.
Për ministrin e Finacave vetëm ASK-ja mund të dalë me të dhëna zyrtare për ekonominë.
Sipas tij, nuk mund të ndalohen njerëzit të ikin për në vendet e zhvilluara.
Ai ka theksuar se nëse rrezikohet stabiliteti fiskal, mund të rrezikohet siguria kombëtare.
Hamza ka thënë se do të subvencionohet produkti.
Ai ka theksuar se pagat do të jenë me rritje në pjesën e fundit të vitit 2019.
Hamza është shprehur se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës për të gjitha të këqijat që ia ka bërë.
Ai ka thënë se kontrabanda është në nivel të ulët.
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para
Raketat amerikane mbi Rusi/ Zelensky: Do t’i përdorim të gji...
Grantet në bujqësi, Abdixhiku: Do t’i ktheni ato para cent m...