ZRRE-ja e shkyç nga rrjeti hidrocentralin në Deçan, nuk ka licencë
Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka marrë vendim për shkyçje nga rrjeti elektrik, hidrocentralin ‘Lumbardhi 2’ në Deçan.
Pavarësisht që nuk i plotësonte kushtet për operim, ky hidrocentral deri tash ka qenë i kyçur në këtë rrjet.
Në përgjigjen me shkrim të Rregullatorit për Energji, thuhet se në mbledhjen e fundit, bordi ka marrë këtë vendim deri në përmbushjen e kushteve të licencimit, raporton KTV.
Për këtë kishte bërë kërkesë edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.
Ai ka thënë se e ka informuar vetë ZRRE-në, që kompania “KelKos Energy” nuk i plotëson kushtet ligjore për të operuar me hidrocentralet në Lumbardh të Deçanit.
Sipas Fatmir Matoshit, ministër i Mjedisit, pavarësisht që këto hidrocentrale nuk e kanë ndalur veprimtarinë e tyre, ato operojnë pa leje mjedisore.
Ndërtimi i hidrocentraleve në vazhdimësi është kundërshtuar nga banorët që jetojnë fshatrave përreth lumenjve, sidomos ata që merren me bujqësi.
Mirëpo, kundërshtimet e banorëve asnjëherë nuk janë marrë parasysh.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para