Era Istrefi ndryshon stilin e flokëve

18:08 | 3 Prill 2019
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, këto ditë është duke qëndruar në Prishtinë për xhirimet e klipit të ri.

Ajo ka gati një këngë shqip në duet me motrën e saj, Norën, e cila pritet të publikohet me 19 prill, shkruan portali arbresh.info

Era njihet si ndër këngëtaret e cila eksperimenton shumë me stilin e saj e sidomos me flokët, edhe kësaj radhe ka vepruar njësoj, ajo këtë herë është bërë tërësisht bjonde dhe kjo ngjyrë e flokëve lirshëm mund të thuhet se i shkon mjaft shumë.

“Bjonde e shëndetshme”, ka shkruar ajo.

Përndryshe, Era vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme