FIFA të enjten e publikon ranglistën e re, ku Kosova pritet të shihet më lartë, kurse Shqipëria me gjasë do të pësojë rënie.
Të enjten pritet që FIFA ta publikojë ranglistën e re botërore, ku Kosova pritet ta shoh vetën më lartë në krahasim me muajin e mëparshëm. Kjo falë rezultateve pozitive të regjistruara me Danimarkën dhe Bullgarinë në muajin mars.
Kosova kishte paraqitje shumë të mirë në miqësore me danezët e cila ishte mbyllur baras, 2:2, ndonëse skuadra jonë ishte shumë afër fitores të cilën e kishte lëshuar në minutat e lojës shtesë.
Katër ditë më vonë, po në Prishtine, Kosova kishte luajtur baras (1:1) me Bullgarinë, në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2020”. Dhe, këto dy barazime pritet ta ngrisin Kosovën për dy shkallë në ranglistën e FIFA-s, raporton Gazeta Express. Aktualisht Kosova është në vendin e 130-të në botë dhe sipas të gjitha gjasave në ranglistën e re, e cila pritet të zbulohet të enjten, ekipi i Bernard Challandesit do të pozicionohet në vendin e 128-të.
Ndërkohë, Shqipëria pritet të pësojë rënie. Përkundër fitores ndaj Andorrës humbja nga Turqia me shumë gjasë do t’i kushtojë ekipit kuq e zi me një rënie. Nga pozita e 61-të Shqipëria pritet të bie një pozitë më poshtë, respektivisht në vendin e 62-të. /GazetaExpress
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...