Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se zgjedhjet brenda partisë synojnë forcimin e saj.
Mustafa përmes një postimi në facebook ka shkruar se fokusi i LDK-së është zgjerimi i saj, shkruan arbresh.info.
“ Zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimin e mëtejmë të kësaj Lidhjeje, që gëzon besimin më të madh në Kosovë. Po informohem çdo ditë se kemi një proces të suksesshmë dhe demokratik dhe një interesim të gjerë për anëtarësime të reja në LDK. Fokusimi ynë është në zgjerimin e LDK-së, në zgjedhje të sukseshme në nëndegë dhe në degë”, ka shkruar ai.
I pari i LDK-së, ka shtuar se ende nuk ka asnjë kandidat për kryetar të partisë.
“Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për Kyetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së. Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës. Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit. Do tu isha mirënjohës gjithë atyre që e respektojnë këtë proces”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?