Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia është gati të diskutojë planin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për “zgjidhjen e krizës siriane”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarët, Peskov ka bërë një vlerësim në lidhje me situatën e fundit në Algjeri dhe takimin që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të realizojë me kryeministrin izraelit, Netanyahu.
“Natyrisht që shqyrtohet dhe diskutohet, nëse Netanyahu paraqet një plan për zgjidhjen e krizës siriane”, tha Peskov, duke rikujtuar se Netanyahu më 4 prill do të zhvillojë një vizitë të shkurtër pune në Moskë.
Ndërsa në lidhje me vendimin e dorëheqjes së presidentit të Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, Peskov tha se “Proceset e brendshme në Algjeri duhet të vazhdojnë pa ndërhyrjen e një vendi të tretë. Ne shpresojmë që marrëdhëniet tona dypalëshe nuk do të ndikohen nga kjo situatë”.
Javën e kaluar, një zyrtar i lartë izraelit pretendoi se kryeministri i Izraelit, Netanyahu, i ka paraqitur presidentit rus Vladimir Putin një plan për “zgjidhjen e krizës siriane”.
Ndërsa në anën tjetër, Kremlini refuzoi pretendimet se Netanyahu i ka paraqitur një plan të tillë presidentit Putin.
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...
“Prita që po ma jep naj mesazh t’mirë”- Drenusha ia plas vaj...