Google ADS

Konferencë në Beograd: Nëse nuk merremi vesh me Kosovën, do të përfundojmë në periferi të Evropës

14:35 | 3 Prill 2019
V. S.

Në Beograd sot është mbajtur konferenca “Sfidat dhe perspektiva e procesit të normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Presidenti i Qendrës për politikë të jashtme, Dragan Gjukanoviq ka thënë se është e nevojshme që Beogradi dhe Prishtina t’i kthehen dialogut dhe të punojnë në forcimin e besimit të ndërsjellë për bashkëpunim në të ardhmen.

“Gjetja e zgjidhjes do t’i qetësojë raportet me Serbinë e cila mund të niset në rrugën e saj evropiane”, u shpreh ai derisa shtoi: “Nëse dialogu Beograd dhe Prishtinë nuk do të rezultonte me normalizimin e raporteve, kjo do të thotë se të dyja palët mund të mbeten në periferi të integrimeve evropiane”.

Deklaratat e tij u bënë në fillim të konferencës “Sfidat dhe perspektiva e procesit të normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës”, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Drejtori regjional i Fondacionit Hans Zajdel i cili kishte ftuar konferencën së bashku me Qendrën, Klaus Fisinger ka lavdëruar zhvillimin e saj. “Këtu nuk jemi në ujërat e politikës dhe larg nga stereotipet. Bashkëpunimi është larg nga kontakti i pastër, nevojitet mirëkuptim i ndërsjellë dhe me këto kushte është e mundur të realizohet bashkëpunimi rajonal”, u shpreh Fisinger.

Edhe folës të tjerë në konferencë konfirmuan rëndësinë e rikthimit në dialog mes Serbisë dhe Kosovës duke e parë si rrugë të vetme për zgjidhjen e çështjes. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme