E akuzuan se ndërhyri në hetime, Trudeau i përjashton nga partia

13:30 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kanadasë ka dëbuar dy deputete nga partia e tij, pasi ato e akuzuan për ndërhyrje në një rast kriminal ku ishte e përfshirë një kompani në zë.

Jody Wilson-Raybould dhe Jane Philpott tashmë kishin dhënë dorëheqjen nga kabineti i kryeministrit Justin Trudeau duke cituar shqetësimet e tyre lidhur me çështjen SNC-Lavalin, transmeton portali arbresh.info.

Tani ato janë dëbuar nga Partia Liberale e Z. Trudeau, disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Çështja SNC-Lavalin ka hedhur një hije mbi udhëheqjen e zotit Trudeau.

Andrew Scheer, kreu i konservatorëve të opozitës, tha të martën se kryeministri kishte tradhtuar drejtësinë duke hequr dy sinjalizues të korrupsionit./Arbresh.info/

Të ngjashme