Një pjesë e madhe e mediave greke, gazetave, televizioneve, radiove dërguan gazetarët e vetë në Shkup që për së afërmi t’i ndjekin aktivitetet e delegacionit të ministrave dhe biznesmenëve të udhëhequr nga Alexis Tsipras.
Siç raportojnë nga AIM, mediat greke e quajnë vizitën e Alexis Tsiprasit në Maqedoninë e Veriut e quajnë erë të re dhe mundësi në marrëdhëniet mes dy vendeve, se vizita është e rëndësisë historike, fillim të marrëdhënieve strategjike. Theks të veçantë i gazetarëve është vendosur te bashkëpunimin e paralajmëruara dhe marrëveshjet e nënshkruara, fotografimi “selife”, aktivitetet e bashkëshortes së Zaevit dhe partneres së Tsiprasit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Alexis Tsipras është kryeministri i parë grek në histori që viziton shtetin fqinj dhe sipas Zoran Zaevit, shkruajnë histori”, publikoi televizioni “Open”.
“Të dy kryeministrat i cekën pikat pozitive të marrëveshjes dhe të dy vendet mund të ecin para”, publikoi televizioni grek “Sky”.
Bashkëpunimi në siguri, bustet, librat, hapja e ambasadave në dy vendet ishin temat që ceken nga gazetat greke.
“Hapa të bashkëpunimin me nënshkrimin e marrëveshjeve”; “Vizitë historike”; “Erë e re në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”; “Dy vendet shkruajnë histori”; “Tsipras dhe Zaev vulosën marrëveshjen e Prespës”; “Marrëveshje për bashkëpunim mes Shkupit dhe Athinës”, janë një pjesë e tujeve në mediat greke, ndërsa vizita e djeshme ishte titull kryesor në gazetat greke.
Mediat greke përveç pjesës zyrtare, deklaratat dhe mesazhet pas Këshillit të lartë për bashkëpunim, ndanv hapësirë për momentet jo politike të dy kryeministrave. “Selfiet para hyrjes në qeveri në Shkup dhe publikimin e Zaevi në Twitter, si dhe dialogu në kabinet të kryeministrave nuk mbetën pa u vërejtur nga gazetarët grek.
“Me shumë buzëqeshje dhe selfie, Zoran Zaev e priti Alexis Tsiprasit në objektin qeveritar në Shkup”, publikoi “ERT.
“Puthje dhe përqafime në tepikun e kuq dhe selfie me 20 ministrat, me gazetarët dhe dy vendeve”, publikoi “Tv Star”.
“Zoran Zaev si mik e priti Alexis Tsiprasin dhe i shkeli të gjitha protokollet, duke u drejtuar ndaj gazetarëve të fotografohen me selfie”, publikoi “Antena”.
Përndryshe, dje për herë të parë një kryeministër grek erdhi për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. U nënshkruan disa marrëveshje si në energjetikë, në mbrojtje, në vendkalime të reja kufitare.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...