Fermerët në Lushnjë sërish në protestë, rruga lahet me qumësht

11:31 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Fermerët e Lushnjës dhe Rrogozhinës protestuan sërish sot, duke kundërshtuar ndryshimin e TVSH për prodhuesit e qumështit.

Fermerët në shenjë proteste derdhën qumështin në rrugë, ndërkohe që kërkuan tërheqjen e këtij vendimi nga qeveria.

Protestuesit kanë bllokuar aksin kryesor rrugor dhe kanë lëshuar thirrjet “mashtrues, mashtrues”, kurse ndër pankartat kryesore që mbajnë në duar janë: “nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin” si dhe “Subvencionet në bujqësi në 2018 20 milionë euro, në 2019 vetëm 4 milionë euro”./bw

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme