Rritja e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në mes të bizneseve, eleminimi i barrierave të panevojshme që po ndodhin ishte qëllimi i takimit të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Me këtë rast u nënshkrua edhe memomarandumi në mes të dy odave.
Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi prezentoi Odën dhe misionin e saj, duke theksuar që OAK është e interesuar që të rrisë bashkëpunimet për zgjidhjen e problemeve të ndërsjellta. Krasniqi theksoi se është e rëndesishme që Kosova të merr shembuj nga praktikat më të mira, se si funksionojnë sektorët e caktuar në Shqipëri.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka, përgëzoi OAK-në për nismën që e kanë ndërmarr për përkrahjen e bizneseve duke theksuar që inkurajon dhe vlerëson në maksimum vullnetin e mirë dhe dëshirën për të ndihmuar bizneset dhe për të lobuar për interesat Kosovë -Shqipëri. Gjithashtu, krijimi i një lëvizje të përbashkët shqiptare është e domosdoshme për zgjidhjen e shumë probleme theksoi mëtutje Jaka.
Të dy palët theksuan që është shumë e rëndësishme që të lobojmë për interesa kombëtare, duke bashkuar vullnetet dhe forcat.
Ishte dakordim i përbashkët se është e domsdoshme dhe parimore të gjejmë zgjidhje në mënyrë që të ecim të unifikuar drejt qëllimeve të përbashkëta.
Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Kryetari Skënder Krasniqi, Sekretari Diamant Elshani, Anëtari i bordit Hysni Zogaj, Koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe Zyrtarja Rreze Cana.
Ndërsa Dhoma e Tregtisë u përfaqësua nga: Kryetari Nikolin Jaka, Keshilltari Bashkim Sykja, dhe zyrtaret Aris Tasho dhe Edlira Prenga.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...