Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, bëri thirrje për durim pas deklaratës së kryeministres britanike, Theresa May, se kanë nevojë për një shtyrje të Brexit-it, raporton Anadolu Agency (AA).
“Duhet të jemi të durueshëm ndonëse pas ditës së sotme nuk do t’i dimë rezultatet”, shkroi Tusk në llogarinë e tij në Twitter duke e vendosur tagun Brexit.
May në një deklaratë të saj tha se kanë nevojë për një shtyrje të vogël sepse dëshiron të takohet me Jeremy Corbyn, udhëheqësin i opozitës, për të gjetur një rrugëdalje nga bllokimi i procesit.
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE), Tusk, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe May më 10 maj do të takohen në Bruksel ku do të flasin mbi çështjen Brexit.
Sipas marrëveshjes së arritur mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, Brexiti duhej të ndodhte më 29 mars, por është shtyrë për 12 prill.
Në një referendum të mbajtur më 23 qershor të vitit 2016, Britania vendosi të largohet nga Bashkimi Evropian.
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...