Sonte në emisionin debatues “Click” të RTV21, i ftuar ishte avokati, Tomë Gashi, i cili ngritjen e aktakuzave kundër 12 personave përgjegjës të komisionit për vlerësimin e veteranëve e konsideroi si skandalin më të madh në Kosovën e pasluftës.
Gashi tha që nuk mund të krahasohet dikush që ka qit flija në mal me dikë që ka luftuar, përcjellë rtv21.tv
“Skandali, i cili ka qenë shumë i madh ndoshta më i madhi në Kosovën e pasluftës, ngritja e aktakuzave kundër 12 personave përgjegjës të komisionit për vlerësimin e veteranëve të UÇK-së, ndoshta ka pas probleme edhe me vetë ligjin, i cili është aplikuar, por dëmi duket që është jashtëzakonisht i madh dhe besoj që kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me ndryshimin e ligjit për veteranët e luftës, me kategorizimin ndryshe të tyre, jo që të ketë përfitues të tillë që i bie që ndoshta edhe dikush që ka qit flija në mal për popullat nuk mund të krahasohet me dikë, i cili ka luftuar.”, tha ai. Gashi gjithashtu tha që është koha që në këtë çështje të përfshihen organizatat e veteranëve të luftës që të vërtetojnë se çfarë kërkojnë nga ky ligj të ndryshohet në mënyrë që veteranët e vërtetë të mos krahasohen me veteranët e pretenduar. “Dhe besoj që është dhe koha që të involvohen shumë më tepër, jo vetëm me deklarime të thata edhe organizatat e veteranëve të luftës që ta vërtetojnë se çfarë kërkojnë ata që ky ligj të ndryshohet që veteranët e vërtetë mos të krahasohen me veteranët e pretenduar që janë të rrejshëm, sepse të gjithë në Kosovë e dinë që numri i tyre është rritur jashtëzakonisht i madh, ndërsa skandali ka plasur dhe tashmë gjyqësori e ka të pamundshëm ta mbyllë.”, u shpreh Gashi.
Erdogan bën thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit
Zbulohet se sa banorë do të hyjnë sot në BBVK
Biden: Armëpushimi është i mundshëm në Liban, por më i vësht...
Përjashtohen me 10 ditë nga seancat deputetët e PD-së Elda H...
Zinedine Zidane nuk kishte asnjë dyshim kur emëroi golin ‘më...
Haradinaj në Universitetin e Chicagos: Kosova pret me paduri...