Google ADS

Etiketat e të ushqyerit, si të dallosh të gabuarat?

23:36 | 2 Prill 2019
Trina Galanxhi

Etiketa e të ushqyerit jep një informacion shumë preciz që lejon të krijosh një ide mbi ushqimin. Zakonisht tregohen vlerat ushqyese për 100 gr produkt dhe për procion.

Këshilla e mjekëve është të marrësh parasysh gjithmonë informacionet për 100 gr, në mënyrë që të mund të krahasosh sa më shpejt ushqime të ndryshme që shiten në porcione të ndryshme.

Shumë shpesh në fakt kur bëhet fjalë për të publikuar ushqimet hiperkalorik, prodhuesit emfatizojnë përmbajtjen e ulët të yndyrnave ose të sheqernave për procion duke kërkuar të mos enfatizojnë shumë faktin që porcionet në analizë janë shumë të vogla. Nëse lexojmë vlerat për 100 gr truku nuk funksionon dhe nxirret natyra e vërtetë e ushqimit. Por nuk është e thënë që një ushqim hiperkalorik duhet të refuzohet me a priori. P.sh. arrat janë të pasura në yndyrna dhe furnizojnë kalori për 100 gr, por nëse konsumohet në sasi të duhura mund të futen qetësisht në dietën e çdo dite.

Vlerat ushqyese

Etiketa e ushqyerit tregon kaloritë dhe sasinë makro ushqyesve të furnizuara nga një sasi e caktuar ushqimi. Në disa raste tregohet sasia e vitaminave të përmbajtura në ushqim, sasia e kolesterolit dhe disa vlera si përmbajtja e sodiumit ose ndarja e yndyrnave të ngopura dhe të pangopura.

Po si mund ti dallojmë etiketat e gabuara?

Nuk është e rrallë të gjesh etiketa të ushqyerit të gabuara në konfeksionet e ushqimeve. Për të verifikuar që etiketat të  jenë moskorrekte të paktën koherente, mjafton të llogaritësh energjinë të dhënë nga tre makroushqyesit dhe të verifikosh që korrespondon me vlerën energjike të treguar në etiketë.

Kujtojmë që proteinat dhe karbohidratet japin 4 kalori për çdo gram ndërsa yndyrnat japin 9 kalori për gram. Por para se të arrini në konkuzionin që një etiketë e të ushqyerit është e gabuar duhet të kujtoni që përvec tre makroushyesve kryesorë ekzistojnë dhe tre makroushqyes të tjerë që mund të pasurojnë ushqime me energji. P.sh alkoli furnizon me 7 kalori për çdo 100 gr.

Është shumë e rëndësishme të nënvijëzosh që etiketa shërben për të patur një ide në lidhje me përmbajtjen e ushqimit: nuk na thuhet asnjë gjë në lidhje me cilësinë e përbërësve të përdorur si: ngjyrues, konservant, etj., ose mbi teknikat e përgatitjes. Duke lexuar me kujdes listën e plotë të përbërësve është e vetmja mënyrë për të siguruar që ushqimi i blerë të jetë i përgatitur me përbërësit e shëndetshëm./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme