Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar se zgjedhja e mundshme e Lutfi Hazirit në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës do t’i paraprinte krijimit të një koalicioni të ardhshëm qeverisës mes LDK’së dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Konjufca ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se është i bindur se Haziri, aktualisht nënkryetar i LDK’së dhe kryetar i Komunës së Gjilanit, parapëlqen një koalicion me PDK’në e Kadri Veselit.
“Besoj në këtë. Është bindje e imja që ky është pozicionimi i tij në momentin që merr lidershipin e partisë”, është shprehur Konjufca.
“Jam i bindur për këtë gjë”, ka theksuar udhëheqësi i deputetëve të VV’së në Kuvendin e Kosovës.
Më herët, Konjufca ka thënë se koalicioni i ardhshëm do të përbëhet ose nga Partia Demokratike e Kosovës dhe LDK’ja, ose nga Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK’ja.
“Pra, nëse fiton Lutfi Haziri, koalicionit VV-LDK i zbresin 30 për qind [të gjasave], edhe ndodh e kundërta: Koalicioni LDK-PDK hip në 70 për qind për nga mundësia”, është shprehur ai.
Sipas Konjufcës, “ajo që do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme në LDK do të ketë konsekuenca edhe për zhvillimet politike, edhe për Kosovën në përgjithësi”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?