Trajtimi ideal me uthull molle për të stabilizuar kolesterolin

22:46 | 2 Prill 2019
Trina Galanxhi

Megjithë rritjen e popullaritetit gjatë ditëve të sotme, uthulla e mollës ka qenë e njohur për shekuj me rradhë.

Uthulla e mollës e mban në kontroll sheqerin në gjak, duke ndikuar në humbjen e peshës dhe përmison edhe problemet me akne, transmeton portali arbresh.info

Uthulla e mollës është bërë nga mishi i mollës që ka pësuar fermentim për të formuar probiotikë dhe enzime që promovojnë shëndetin, duke i dhënë asaj në mënyrë të konsiderueshme më pak sheqer dhe më pak kalori se mishi i mollës ose lëngu i mollës.

Ajo është një burim i pasur i enzimeve dhe bakterieve të dobishme që shkatërrojnë patogjenet e dëmshme në zorrë dhe forcojnë sistemin imunitar.

Sipas studimeve uthulla e mollës është gjithashtu e dobishme në trajtimin e diabetit të tipit 2, nivelet e larta të kolesterolit, ankthi, urthi, candida, ekzemë dhe shumë më tepër.

Është mjaft e fuqishme për të siguruar sasi të mëdha të antioksidantëve, t’ju ndihmojë të luftoni inflamacionin në trup, të përmirësoni funksionin e mëlçisë, të rriteni sistemin imunitar dhe më shumë.

Mënyra se si të përgatisni trajtimin për të luftuar kolesterolin është:

1 lugë gjelle uthull molle
1/4 lugë çaji shafran i Indisë
1/4 lugë çaji pluhur xhenxhefil
Pak piper të zi
4 lugë gjelle ujë

Receta është shumë e thjeshtë. Përzieni të gjithë përbërësit dhe konsumoni pijën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.  Pini një gotë të madhe uji  dhe do të shikoni shumë shpejt ndryshimet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme