Sergi Samper beson se ish bashkëlojtari i tij te Barcelona, Lionel Messi, është lojtari më i mirë në histori të futbollit.
Mesfushori së fundmi finalizoi kalimin në Japoni në mënyrë për të gjetur kohë si një i rregullt në fushë pas një lëndimi që shkatërroi fillimin e karrierës së tij, transmeton portali arbresh.info.
Samper është duke luajtur së bashku me ish bashkëlojtarin e tij te “Blaugranët”, Andres Iniestan, por beson se Messi është numër një.
“E shoh skuadrën duke luajtur shumë mirë, janë shumë të fortë”, ka thënë fillimisht ai për T4 në Radio Marca. “Unë gjithmonë e them se Messi është në një nivel tjetër”
“Për mua, ai është lojtari më i mirë në histori”, deklaroi Samper.
Duke folur për përshtypjet e tij të para në J-League, mesfushori katalunas beson se është shumë më mirë seç e ka imagjinuar.
“Është befasuese sepse liga është shumë kompetitive”
“Jam i lumtur me vendimin tim dhe shpresoj se mund të them të njëjtën gjë edhe pas disa muajve më vonë”, përfundoi ai./arbresh.info/
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...