AC Milani ka siguruar vetëm një barazim mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Udineses.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Gennaro Gattuso mori vetëm një pikë në Giuseppe Meazza duke barazuar 1 me 1 në takimin në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori i skuadrës mysafire, Rodrigo de Paul është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje.
24-vjeçari është vlerësuar me notën 8.1 për ndikimin e tij në fushë duke fituar një duel ajror, katër driblime dhe një saktësi prej 79 për qind të pasimeve.
Futbollisti shqiptar, Valon Behrami, i cili u largua nga fusha gjatë pjesës së dytë për shkak të lëndimit, është vlerësuar me notën 6.9.
Nota më e dobët është 6.3 dhe Pussetto dhe Opoku janë vlerësuar kështu./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...