Britania paralajmëron shtetasit e saj: Kujdes kur shkoni në veri të Kosovës, është rrezik

20:38 | 2 Prill 2019
L G

Britania e Madhe përmes një njoftimi u kërkon qytetarëve të saj që gjenden në Kosovë t’u shmangen vizitave në veri, transmeton Gazeta Metro.

Ambasada britanike në Kosovë ka këshilluar vizitorët nga Britania e Madhe që të mos shkojnë në Veri të Kosovës, duke paralajmëruar se mund të ketë tensione.

Zyra e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe në Kosovë këshillon qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar të mos i vizitojnë assesi katër komunat e veriut të Kosovës, respektivisht Zubin Potokun, Zveçanin, Mitrovicën Veriore dhe Leposaviqin.

Sipas njoftimit të publikuar nga ambasada, gjendja në këtë zonë mund të tensionohet, prandaj vizitorët duhet të kenë kujdes.

“Protestat mund të bëhen të dhunshme, dhe duhet të keni kujdes nëse shihni turma të njerëzve të mbledhura, gjatë tensioneve politike në qytet. Kontaktoni mediat lokale, ose konsultohuni me recepsionet dhe rregullisht shikojeni sajtin e ambasadës për të qëndruar të informuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike në Kosovë.

Ndërsa, britanikët njoftohen se në Veri nuk mungojnë incidentet prandaj duhet të evitojnë udhëtimin në komunat veriore.

“Në veriun e Kosovës ka pasur zhvillime të dhunshme, dhe incidente me granada dhe mjete ekskluzive. Evitoni mbledhjet publike, sidomos rreth urës që ndan Mitrovicën në dysh”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Ambasada i njofton qytetarët e vet se nëse hyjnë prej Kosovës në Serbi mund të kenë probleme në pikat kufitare.

“Është e mundshme të udhëtoni nga Serbia në Kosovë, dhe anasjelltas. Me siguri se do të hasni në probleme për të hyrë nga Kosova në Serbi, nëse në pasaportat e juaj shënon se keni hyrë në Kosovë nga një shtet tjetër, e jo nga Serbia” .

Ambasada britanike u thotë qytetarëve të Britanisë se nëse ndodh ndonjë tension në Veri, derisa ata qëndrojnë aty, duhet që të evitojnë largimin përgjatë vijës kufitare në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Gjithashtu aty përmenden se në Kosovë vazhdon të ketë zonës të minuar dha mjete të pashpërthyera, edhe pse të gjitha rrugët janë pastruar dhe se “terroristët mund të provojnë për të kryer ndonjë sulm”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme