Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar ekipin negociator të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Abdixhiku në një postim në facebook ka shkruar se derisa Serbia ka angazhuar ekspertët më të mirë vendor e ndërkombëtarë Kosova ka vazhduar nipa, dajë e tezakë.
“Serbia, në dialog me Kosovën, ka angazhuar ekspertët më të mirë vendorë që ka. Ka angazhuar dhe këshilltarë ndërkombëtarë me plot nam. Kosova ndërsa, “ekipi negociator” i saj, ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezak. Për një vend pune për familjarë, marrin në qafë një vend të tanë”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu ka shtuar se nuk duhet çuditur pse Serbia po ecë përpara.
“Pse të habitemi më pas se Serbia ecën përpara në Evropë; e ne mbesim në llumin e theqafjes së kapësve tonë”, ka përfunduar Abdixhiku./Arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...