Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar një punonjëse në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, pasi kishte kërkuar 400 euro nga një person që t’ia rregullojë dokumentet mjekësore për përfitim të pensionit si viktimë civile e luftës.
F.C. është arrestuar sot pas marrjes së parave, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e dyshuara e arrestuar dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që rastet e tilla korruptive të raportohen pa hezitim tek organet kompetente, ku të njëjtat do të trajtohen me seriozitet dhe profesionalizëm të lartë.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para