Qumështi i bletës është “ilaçi i mrekullive”, pasi ka efekte kuruese për të gjitha moshat dhe shëron disa nga sëmundjet që vuajnë pjesa më e madhe e popullsisë.
Ai ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides, ndihmon zhvillimin dhe rritjes, stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak.
Gjithashtu, qumështi i bletës rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore, stimulon gjëndrat mbiveshkore, ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike, ul zmadhimin e prostatës.
Ka të njëjtin efekt si hormonet femërore, normalizon punën e testikujve, ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, rigjeneron strukturën e mëlçisë.
Ka efekt anti-inflamator (si Paracetamoli, Advili), pastron organizmin nga toksinat, ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve duke ruajtur rininë e enëve të gjakut, zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve, rrit imunitetin.
Ndërkohë, qumështi i bletës ndihmon edhe në formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe këshillohet në rastet e anemisë. Por, gjen përdorim edhe në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës.
Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës, ndërsa te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë. Kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, për dozat lexoni me kujdes letrat që e shoqërojnë dhe respektoni indikacionet e shkruara.
Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose me pak vonesë, sepse ndryshe nga poleni, qumështi i bletës vepron më ngadalë.Kur nuk duhet të përdoret
Qumështi i bletës nuk duhet të përdoret në kriza astme, sepse mund të ngushtojë bronket, gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Gjithashtu, nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga sëmundja Addison, si dhe ata që kanë kancer në fazë akute.
Efektet anësore
Dhembje stomaku, të vjella, diarre dhe pagjumësi (kjo e fundit ndodh më shpesh te femrat). Në të tilla raste, në fillim ulni dozën dhe nëse efektet anësore nuk përmirësohen, ndërprisni konsumimin. Kujdes, nëse nuk respektoni dozat, mund të jetë helmues!
Duhet pasur kujdes në përdorim kur organizmi është tepër i dobësuar, është e pamundur tretja e qumështit. Kur vuani nga sëmundje me spazma të tubit tretës, kancer shumë të përhapur në lëkurë.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...