Xhaferi-Tsipras: Në periudhën e kaluar u morën vendime të mëdha

17:56 | 2 Prill 2019
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Kryeministrin e Republikës së Greqisë,  Aleksis Tsipras. i cili është kryeministri i parë grek që qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim ishin të pranishëm edhe  Anastasija Anagnostopulu, ministre alternative e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë dhe ambasadori Dimitris Janakakis, si dhe Irena Stefoska, kryetare e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë dhe Andrej Zhernovski, zv. ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Xhaferi, duke e vlerësuar takimin si historik, e uroi Tsipras dhe Zaev për guximin dhe për hapat e ndërmarra me të cilat u tejkalua kontesti me dekada ndërmjet të dyja vendeve dhe në këtë mënyrë u hap rruga për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcaktimi strategjik i shtetit dhe i shumicës së qytetarëve të saj.

Kryeministri Tsipras, duke falënderuar për mbështetjen e dhënë, theksoi se në periudhën e kaluar u miratuan vendime të mëdha dhe u ndërmorën hapa të mëdha, dhe në këtë kontekst, i uroi Kryetarit Xhaferi për qetësimin në mbajtjen e procedurës institucionale në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, që e vlerësoi si proces të vështirë edhe për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe për Parlamentin e Greqisë./Telegrafi/

 

Të ngjashme