Google ADS

Gratë Ndërmarrëse – Makinë për krijim të vendeve të punës në Europën Juglindore

13:17 | 20 Shtator 2015
Arbresh.info

Organizata Gratë në Biznes në partneritet me OJQ SHE-ERA si dhe me përkrahjen e Qendrës së Evropës Juglindore për Mësimin e Ndërmarrësisë (SEECEL) nga Zagrebi, do të organizojë në Prishtinë Konferencën me temën: „Gratë Ndërmarrëse – Makinë për krijim të vendeve të punës në Evropën Juglindore”.

Në Konferencë do të prezantohen praktikat e mira të të bërit biznes në kontekstin e Kosovës. Konferenca do të mbahet me 21 shator, në hotelin Sirius, në Prishtinë.

Në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të republikës së Kosovës dhe përfaqësuesja e Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, të cilët do ta trajtojnë temën e ndërmarrësisë së grave në Kosovë, në fjalën e tyre.

Qëllimi i kësaj konference është që të prezantojë rezultatet e projektit regjional „Gratë Ndërmarrëse – Makinë për krijim të vendeve të punës në Evropën Juglindore”, i cili u realizua në periudhën 2012-2015. Bartës të këtij projekti ishin Qendra e Evropës Juglindore për Mësimin e Ndërmarrësisë (South East European Centre for Enterprenural Learning – SEECEL) si dhe Iniciativa për zhvill im të qëndrueshëm – GTF (Gender Task Force), në koordinim të Këshillit Regjional për Bashkëpunim – RCC (Regional Cooperation Council).

Në projekt kanë marrë pjesë gratë ndërmarrëse nga Europa Juglindore: ( Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia) si dhe përfaqësueset nga Turqia dhe Moldavia.

Qëllimi kryesor i projektit në fjalë ka qenë promovimi i ndërmarrësis së grave në vendet e Evropës Juglindore, përmes angazhimit të sektorit privat dhe publik, promovimit të praktikave të mira në ndërmarrësinë e grave ne harmoni me ligjet dhe regulativat evropiane për biznes

(Small Businesss Act – SBA), si dhe ndërtimi dhe forcimi i rrjeteve kombëtare dhe regjionale të bashkëpunimit si dhe i shoqatave të ndërmarrësisë së grave.

Në konferencë do të ipen informacione për modulet e trajnimit, të cilat janë zhvilluar nga grupi i grave ndërmarrëse nga 9 vendet e lartshënuara, t? ? cilat janë përkthyer në gjuhët respektive të 9 vendeve. Po ashtu në konferencë do të shfaqen dokumentarët që sjellin më shumë informacion për projektin dhe për praktikat e mira të grave ndërmarrëse në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme