Google ADS

Cesc Fabregas i mërzitur me largimin e Arsene Wengerit

16:23 | 2 Prill 2019
Arbresh Info

Cesc Fabregas ka thënë se është mërzitur që Arsene Wenger ishte detyruar të largohet nga Arsenali.

Trajneri francez u largua nga Arsenali verën e kaluar pas 22 viteve në klub, transmeton portali arbresh.info.

Wenger kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe ish mesfushori i “Topçinjve”, Cesc Fabregas, ishte i shqetësuar me të parë largimin e tij.

I pyetur rreth kritikave ndaj Wenger para largimit të tij, Fabregas tha për beIN Sports: “Në disa momente unë isha i mërzitur, po. Ai nuk e meritoi këtë pas asaj që ka bërë”

“Në futboll, gjithçka është për atë që ndodhë sot. Ajo që ju keni bërë dje, fatkeqësisht nuk llogaritet”

“Kur ju pensionoheni pas 20, 30 viteve, njerëzit do të flasin për këtë dhe do t’iu kujtojnë sikur ‘e pabesueshme se çfarë ka bërë'”, përfundoi Wenger./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme