Më pas Edi Rama foli edhe për djegien e mandateve të deputeteve, nga ana e opozitës, duke e cilësuar veprimin si tradhti ndaj atyre që i votuan. Gjithashtu, Kryeministri kujtoi se një gjë të tillë e ka bërë një parti në vitet ’20, por që u shkri. Sipas Ramës të njëjtin fat do të ketë edhe opozita.
“I kemi mundur atëherë dhe do i mundim përsëri. Atë bënë diçka që askush nuk e bëri. Vetëm një parti e bërë këtë në vitet ‘20 në Itali dhe ajo parti u shkri. Ashtu do shkrihen edhe ata sepse zgjodhën të tradhtojnë popullin që ua dhanë mandatet”, paralajmëroi Rama.
Ndër të tjera, Rama u shpreh mjaft optimist në lidhje me zgjedhjet e ardhshme duke thënë se fitorja do jetë më e thellë.
“Nëse nuk e mundim dot në Tropojë, jo se ai është i fortë, por nuk kemi qenë atje më të mirët. Më 30 qershor do i mundim në Kukës dhe shumë më thellë se ç’mundëm më parë, sepse nuk ka demokrat të arsyeshëm që të thotë se në këto vite, PD është bërë më e fortë dhe kryetari është bërë më i zoti. Çfarë ka ndryshuar? Çfarë kanë bërë që kur humbën zgjedhje. Dhe zgjedhjet e 2017 i humbën duke qenë në qeveri, dhe jo në pozicione dosido, duke pasur Ministrinë e Financave, Ministrinë e Brendshme, të Shëndetësisë, Arsimit, të gjitha agjencitë e mëdha shtetërore, si edhe drejtorinë e Burgjeve se atë e kanë merak ata dhe përsëri humbën”, shtoi ai./top channel
Lideri suprem i Iranit thotë se Hamasi do të mbijetojë, pava...
“Tronditet” Serbia: “Hakohet” një billbord në Valevë – shqip...
Një ditë para Maratonës, Veliaj: Tirana të jetë një kartolin...
Franca premton mbështetje për planin e Ukrainës për t’i dhën...
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili p...
Pak kohë pas pensionimit nga futbolli, Varane merr një punë ...