Vizita e kryeministrit grek Alexis Tsipras në Shkup, ka mbledhur dhjetëra qytetarë të cilët kanë shprehur qëndrimin e tyre për ndryshimin e emrit të shtetit dhe praninë e kryeministrit grek në shtet.
Pjesëmarrësit në këtë protestë në bulevardin “Klimenti i Ohrit” kanë protestuar me flamuj dhe muzikë maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia e shtetit ka pritur mbledhjen e tyre dhe nuk ju ka lejuar të afrohen në Qeveri.
Protesta të tilla të qytetarëve që nuk janë pajtuar me negociatat me Greqinë, ka pasur që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, me të cilën u ndryshua edhe emri i shtetit.
Nënkoloneli Twigg merr komandën nga nënkoloneli Walden në No...
Elbasan Rashani shënon gol në fitoren e Elches
SPAK-u arreston ish – deputetin Jurgis Çyrbja
Banorët e Bregut të Diellit dhe Matit 1 përballen me mungesë...
Franca ndalon pjesëmarrjen e firmave izraelite në panairin e...
Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë, lë...