Vërshimet evakuojnë 70 fshatra në Iran

14:04 | 2 Prill 2019
Arbresh.info

Irani ka urdhëruar evakuimin e rreth 70 fshatrave në provincën jug-perëndimore të Khuzestanit për shkak të rrezikut nga vërshimet.

Të paktën 45 persona kanë vdekur në dy javët e shkuara pas reshjeve të mëdha të shiut, ku përmbytjet kanë prekur të paktën 23 nga 31 provincat e vendit, transmeton portali arbresh.info.

Urdhrat vijnë në kohën kur ministri i jashtëm Javad Zarif akuzoi sanksionet amerikane që po pengojnë përpjekjet e ndihmës në zonat e prekura.

“Kjo nuk është luftë ekonomike, është terrorizëm ekonomik”, shkruan Zarif.

Sanksionet amerikane u vendosën pasi presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin, gjë që ka shkaktuar mungesën e helikopterëve të shpëtimit.

Autoritetet iraniane kanë kërkuar ndihmë ushtarake, duke përfshirë helikopterë dhe transportues të personelit të blinduar amfib, për të ndihmuar me përpjekjet e shpëtimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme