Britania e Madhe duhet të mbajë referendum, zgjedhje të përgjithshme apo ndonjë proces politik nëse dëshiron të shtyjë Brexitin sërish, tha shefi i ekipit negociator të BE-së.
Duke folur në Bruksel në mëngjes pasi deputetët përsëri hodhën poshtë një propozim kompromisi të opsioneve të Brexit, Michel Barnier tha se opsioni pa marrëveshje po “bëhet ditë pas dite më i mundshëm”, transmeton portali arbresh.info.
Barnier konfirmoi se BE do të akomodojë çdo lëvizje nga deputetët për të provuar dhe zbutur Brexit, duke deklaruar se marrëveshjet si opsioni i ashtuquajtur “Norvegjia” ose një bashkim doganor kanë qenë gjithmonë në tryezë.
Por nëse Mbretëria e Bashkuar nuk kalon asnjë opsion të Brexitit deri më 12 prill, do të duhet të revokojë nenin 50 ose të marrë miratimin për zgjatje nga BE-ja për të shmangur largimin pa marrëveshje./Arbresh.info/
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...