Komuna e Drenasit, ka pranuar grantin e performancës nga Qeveria Zvicerane në vlerën prej 149,846.00 euro, dhe grantin e performancës komunale nga Qeveria Suedeze në vlerën prej 33,593.00 euro, kurse nga Qeveria Japoneze ka përfituar grantin në vlerën prej 64,000.00 euro.
Të gjitha këto mjete janë orientuar në projekte kapitale. Dy të parat, për ndërtimin e kolektorëve për ndërtimin e ujërave të zeza, ndërsa mjetet ne Qeveria Japoneze janë ndarë për blerjen e mamografit për QKMF-në, njofton Klan Kosova.
Të gjitha mjetet janë derdhur në llogari të Komunës dhe janë alokuar për projektet e përcaktuara sipas prioriteteve.
Komuna e Drenasit, po dëshmon për transparencë dhe në shërbim të qytetarëve për përmirësimin e jetës dhe kushteve të tyre, vlerësime këto të bëra si nga organizatat e huaja ashtu edhe ato vendore.
Puna, angazhimi dhe përkushtimi për implementimin e projekteve kapitale në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizim, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përkrahje në zhvillimin e bujqësisë, në ngritjen e cilësisë në arsim, infrastrukturë shkollore, turizëm, kulturë, sport dhe fusha të tjera, do të jetë përkushtim i vazhdueshëm i qeverisjes, njofton Klan Kosova.
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...