Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, deklaroi sot se arsimi si shtylla më e fuqishme e zhvillimit dhe përgatitjes së kuadrove si prioriteti i parë në qeverisjen e tij, ka dhënë rezultate pozitive dhe kjo bazohet në statistikat e suksesit të nxënësve për periudhat e njëjta nëpër vite.
Ai këto komente i bëri me rastin e vlerësimit të gjysmëvjetorit të parë shkollor, ku morën pjesë edhe drejtorët komunalë të Arsimit, Financave dhe Administratës, me ç’rast janë caktuar prioritetet investive sipas planifikimit në sektorin e arsimit, përfshirë trajtimin e kërkesës së SBASHK-ut, duke ofruar koordinim të plotë të Drejtorisë Komunale të Arsimit, në interes te nxënësve dhe mësimdhënësve.
Haziri ka konfirmuar se nga buxheti i shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë edhe me donatorët do të investohet në arsim në mënyrë të vazhdueshme konform prioriteteve dhe planifikimit vjetor.
Ndryshe, në takim është diskutuar edhe për normat, planifikimin e tyre dhe organizimin e mësimdhënies e mësim-nxënies në bazë të kurrikulave dhe bazës ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm./kp/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...