Llegó el momento de hablar de D10S. #SalvadosPapa
Papa Francis apo Papa Françesku ka thënë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ‘nuk është zot’, por shtoi se është kënaqësi ta shikosh duke luajtur futboll.
Papa pretendoi se bashkëvendësi i tij, i cili shënoi dy gola në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Espanyolit të shtunën, mund të jetë një futbollist i shkëlqyer, por nuk duhet të adhurohet.
Këto komente Papa i bëri gjatë një interviste me gazetarin Jordi Evole, i cili e pyeti: A është sakrilegj (dhunim a cenim i gjërave që mbahen si të shenjta e të paprekshme) të thuhet se Messi është Perëndi?
“Në teori, është sakrilegj. Ju nuk mund ta thoni atë dhe unë nuk e besoj atë”, ka thënë fillimisht Papa për mediumin La Sexta.
“Natyrisht që njerëzit përdorin shprehje dhe fraza të ndryshe, dhe referenca është se ai është një zot me topin në fushë, por njerëzit mund ta adhurojnë vetëm Perëndinë”.
“Ta shikosh Messin duke luajtur? Është kënaqësi, por ai nuk është zot”, përfundoi Papa Françesku. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?