Dhimbjet menstruale (të periodave), ose siç njihen ndryshe me termin mjekësor “dysmenorrhea primare”, për shumë vajza dhe gra janë një pjesë e pakëndshme e jetës.
Gjatë këtyre ditëve, shqetësimet janë të shumta, si për shembull: fryrje barku, dhimbje mesi, dhimbje në fund të barkut, të përziera, të vjella, diarre. Mjekja Ilda Xhelili, ndalet në detajimin e masave të thjeshta që mund të merren gjatë përditshmërisë sa i takon lehtësimit të këtyre dhimbjeve, duke identifikuar edhe rastet në të cilat duhet të kërkoni ndihmë më të specializuar mjekësore.
Kujdes me lëngjet dhe përdorimin e kripës: Nëse kemi humbje lëngjesh gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme që të zëvendësohen ato. Prandaj mënyra më e thjeshtë është pirja e ujit, rreth 6-8 gota në ditë shpesh dhe nga pak. Kujdes duhet treguar me përdorimin e kripës. Kjo pasi kripa krijon lidhje kimike me ujin dhe rrit presionin e lëngjeve brenda qelizave të organizmit, duke e theksuar edhe më tepër ndjesinë e fryrjes gjatë kësaj periudhe. Nëse nuk ju pëlqen uji i thjeshtë, ka shumë mënyra për të rritur konsumin e ujit. Mund të filloni që në mëngjes me një gotë uji të mbushur me fruta të grira, të cilat ju pëlqejnë më shumë.
Dieta ushqimore: Shumë studime raportojnë që edhe një dietë e zgjedhur dhe e shëndetshme, luan rol të rëndësishëm për kapërcimin sa më lehtë të ditëve menstruale. Këshillohet që të konsumohen më shumë ushqime antioksidante që ulin efektet inflamatore dhe ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve. Sigurisht që një dietë e balancuar dhe e shëndetshme është e këshillueshme përgjatë gjithë vitit dhe jo vetëm për ditë të caktuara. Konkretisht rekomandohet që të konsumohen boronicat, qershitë, kungulli, domatet, produktet e peshkut që përmbajnë OMEGA 3, bishtajoret që janë një burim i mirë i proteinave me bazë bimore.
Sa më pak kafeinë aq më pak dhimbje do keni: Eliminimi i kafeinës ndihmon shumë gra në lehtësimin e dhimbjeve menstruale. Kafeina vjen në shumë forma duke përfshirë kafen, çajin, çokollatat dhe pijet energjike. Prandaj mundohuni të zvogëloni dozat e saj gjatë kësaj periudhe. Mundohuni t’i zëvendësoni ato me sa më shumë fruta dhe perime të freskëta.
Borsat me ujë të ngrohtë: Në lehtësimin e dhimbjeve ndihmojnë shumë edhe përdorimi i borsave më ujë të ngrohtë, jastëku me korent, apo edhe dushi me ujë të ngrohtë. Këto ndihmojnë muskujt që të relaksohen dhe për rrjedhojë lehtësojnë dhimbjet. Një studim i kryer tek një grup femrash midis moshës 18 dhe 30 vjeç, vuri në dukje se terapia me borsa të ngrohta ishte gati e barazvlefshme me përdorimin e ibuprofenit në qetësimin e dhimbjeve. Prandaj nëse është e mundur të eliminojmë përdorimin e medikamenteve, natyrisht që është më mirë./living.al/
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, d...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së